Në veriun që e deshti, atje ku edhe ra Hero

Heshtja duket se kishte mbuluar pasditen e kësaj të hëne, Samadrexhën, fshatin që ishte kthyer në kryefjalë të dielën e 24 shtatorit.

Kurorat e luleve te varrezat tregojnë se sa e freskën është vdekja e rreshterit Afrim Bunjaku. E po aq edhe kujtimi për efektivin e policisë i cili u vra nga një grup terroristësh në Banjskë të Zveçanit.

Familjarët e kanë të qartë fotografin e kujtimit kur ai ishte larguar nga shpija për në punë.

“Baba me ka tregu se e ka taku kah ora 5 e mbrëmjes dhe i ka thanë se do të shkoj në ndërrim të natës dhe atë ditë ka shkuar normal në punë, ka shkuar me shumë qejf dhe me vullnet”, ka thënë Florim Bunjaku, famijarë i Afrim Bunjakut.

Kthimi i Bunjakut këtë herë në shtëpi ishte më i padëshirueshmi për pjesëtarët e familjes. Ngaqë trupi i tij, tashmë ishte shndërruar në Hero Kosove, mirëpo ky epitet ishte që mbante dhimbjen e gruas e të fëmijëve të tij.

“Kamë shku te vëllau i Afrimit, i kamë thanë se e kanë plagosur Afrimin, nuk kom mujt mi tregu që e kanë vra, pasi janë largu anëtaret e tjerë të familjes i kamë tregu se Afrimin e kanë vra”, ka rrëfyer tutje Florim Bunjaku.

Situata e tensionuar së fundmi në pjesën veriore të Kosovës, ku Afrimi 50 vjecarë kishte shërbyer vazhdimisht në atë pjesë, ka bërë që familjarët në vazhdimësi të i kërkonin që të ishte më i kujdesshëm.

Për çka djali i xhaxhait të rreshter Bunjakut e fqinjë të tij kujtojnë se çfarë kishin biseduar për Mitrovicën dhe komunar veriore ku Afrimi shërbente si polic.

“Kemi bisedu dhe situata ka qenë e tensionume, i kemi thanë të ketë kujdes por, ai na thojke ‘jo so qashtu qysh e shihni ju’ dhe se toka është e jona, shumë ka qenë i vendost. Krejt i kemi thanë mos u gut, mos shko i pari por, ai ka qenë gjithmonë aty sa herë që është dashtë”, ka rrëfyer më tej Florimi.

“E kom pyet qysh është puna në Veri, me ka thënë se nga janari është atje dhe se nuk do të ndalet deri në fund të jetës së tij, e ka dashtë shumë uniformen”, ka deklaruar Muhamet Reshani, Fqinjë i Afrim Bunjakut.

Emri dhe vepra Afrim Bunjakut është e barabartë me secilin hero të Kosovës, të cilët me nder shërbyen për mbrojtje të Kosovës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika