Ned Price thirrje për Kurtin e Vuçiqin: Përmbushni detyrimet sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Kosova dhe Serbia duhet t'a vazhdojnë Dialogun në mënyrë që t'a ruajnë paqen, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të ShBA-ve

Ned Price

Ned Pric, zëdhënës i Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ka lëshuar një komunikatë ku ka kerkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të përmbahen nga veprimet dhe provokimet të cilat e cenojnë paqen.

Sipas Price, SHBA-ja është e zhgënjyer nga liderët e Kosovës dhe Serbisë pasi këta të fundit, nuk kanë arritur të bien dakord për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të arritur një kompromis të drejtë”.

“Si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë”, ka shkruar Price.

“Ne i bashkohemi BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve”, ka shtuar ai.

Price ka përfunduar duke thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i “përmbushin detyrimet e tyre sipas dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika