Negociatat, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut në qendër të diskutimeve në takimin e 20-të Shqipëri–BE

Në datat 28 dhe 29 tetor pritet të zhvillohet në Tiranë Takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Aktiviteti do të mbahet në ambientet e hotelit “Mak Albania”, në sallën “Iliria”, dhe do të udhëhiqet nga Taulant Balla, kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Takimi do të hapet me fjalët përshëndetëse të Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, Ambasadorit të Polonisë në Shqipëri Wojciech Unolt në emër të Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së, Ambasadorit të BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato në emër të Komisionit Evropian, si dhe Raportuesit të Përhershëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schider.

Takimi do të zhvillohet në dy sesione:

  • Sesioni i parë, më 28 tetor nga ora 17:00 deri në 19:30, do të fokusohet në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në, politikën e jashtme, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe progresin në sektorët e ekonomisë, energjisë, mjedisit dhe turizmit.

  • Sesioni i dytë, më 29 tetor nga ora 10:00 deri në 12:30, do të trajtojë forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, respektimin e të drejtave të njeriut, të minoriteteve dhe lirisë së medias, si dhe do të diskutojë datën dhe vendin e takimit të ardhshëm të KPSA-së.

Ky aktivitet pritet të zhvillohet në një klimë bashkëpunimi të thelluar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar përparimet dhe sfidat që shoqërojnë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika