Nënkampioni e fillon me barazim Kampionatin Botëror 2022

Përfaqësuesja e Kroacisë dhe ajo e Marokut nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës

Pamje nga ndeshja e Kroacisë kundër Marokut në Kampionatin Botëror 2022





Nënkampioni i Botës, Kroacia e ka filluar me rezultat të barazuar, 0-0 në Botërorin e Katarit, kundër Marokut që patën një lojë të mirë kundër kroatëve.

Kjo ishte ndeshja e parë në Grupin F, ku përveç Kroacisë e Marokut gjendet edhe Belgjika dhe Kanadaja.

Kroacia nuk ka arritur të bëjë shënoj golin fitues pas shumë tentimeve kundër Marokut në ndeshjen e parë hapëse të Botërorit Katari 2022.

Maroku pati vetëm dy gjuajtje në kornizën e portës prej shtatë tentimeve dhe nuk rrezikoi shumë portën kundërshtare.

Po ashtu, në këtë ndeshje u nda vetëm një karton i verdhë dhe atë për Marokun.

Kroatët dhe marokenët ishin të barabartë në këtë ndeshje dhe pasi asnjëra prej skuadrave nuk patën ndonjë rast të mirë shënimi.

Kroacia nuk donte të përfundonte pjesa e parë pa një gol në epërsi, pasi Vlasic dhe Modric kishin të dy shanse shumë të mira për të thyer bllokimin, por gjithçka përfundoi me rezultat 0:0 edhe në pjesën e parë të ndeshjes.

Kombëtarja kroate do të luajë ndeshjen e dytë katër ditë më pas, kur do të takohet me Belgjikën dhe ndeshjen e tretë më 1 dhjetor me Kanadanë.

Ndërsa, kombëtarja marokene do të zhvilloj ndeshjen e radhës më 27 nëntor kundër Belgjikës dhe me 1 dhjetor kundër Kanadasë.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika