Sot [e premte] janë nënshkruar marrëveshjet dhe memorandumet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, saktësisht në Zagrep.
Marrëveshja për sigurinë sociale midis Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës janë nënshkruar nga Marin Piletiq, ministër i Punës, Sistemit Pensional, Politikës Familjare dhe Sociale të Republikës së Kroacisë dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.
Marrëveshja midis Qeverisë së Kroacisë dhe Qeverisë së Kosovës për njohjen dhe shkëmbimin reciprok të patentave të shoferit është nënshkruar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, Davor Bozhinovićq, dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Edhe marrëveshja midis Qeverisë së Kroacisë dhe Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike janë nënshkruar nga Sveçla dhe Bozhinoviq.
Poashtu nga ministri i punëve të brendshme, Sveçla dhe Bozhinoviq janë nënshkruar edhe memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, Qendrës për Ekspertizë dhe Kërkime Forenzike “Ivan Vuçetiq”, dhe ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Forenzikë në fushën e forenzikës
Si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, Drejtorisë së Policisë, Akademisë së Policisë “Polici i Parë Kroat”, dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me nderime të larta shtetërore.
Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim të përbashkët, teksa pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.