Nënshkruhet marrëveshja teknike në fushën e mjekësisë ushtarake në mes të Kosovës dhe Italisë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja teknike në fushën e mjekësisë ushtarake në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë

Pamje nga ceremonia

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja teknike në fushën e mjekësisë ushtarake në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë.

Me autorizim të ministrit Mehaj, zv. komandanti i FSK-së gjeneral brigade Enver Cikaqi ka nënshkruar marrëveshjen teknike në fushën e mjekësisë ushtarake, në Romë të Italisë.

“Gjeneral Cikaqi ne cilësinë e udhëheqësit të delegacionit, Kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj Komandant i Regjimentit të Mjekësisë në FSK si dhe Edona Abazi Zylfijaj zyrtare për bashkëpunim bilateral si dhe desk oficer për Itali, janë pritur nga Gjenerallejtënant Vito Ferrara, shef në Inspektoratin Gjeneral të Mjekësisë Ushtarake, Admirali C.A Egidio Fracasso shef i departamentit për Politika Mjekësore, Kolonel Luigi Principe shef i degës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë, Nënkolonel Giuseppe Barone dega e mjekësisë për marrëdhënie ndërkombëtare”, njofton FSK-ja.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy ushtrive në fushën e shërbimeve ushtarake mjekësore dhe se do të jetë çelësi i hapjes së dyerve në dimensione të ndryshme mjekësore ushtarake.
Delagacioni nga Kosova në këtë ceremoni ka vizituar edhe Institutin e Mjekësisë Ajrore Ushtarake.

“Në këtë Institut Gjeneral Cikaqi u mirëprit nga Gjeneral Brigade Fabio Morgagni Drejtor i Institutit për Shërbime Mjekësore të Aviacionit. Përveç takimit, stafi i këtij instituti në krye me Gjeneral Morgagnin kishin përgatit një prezantim të përgjithshëm te të gjitha kapaciteteve që ofrojnë përmes vizitave në laboratorët dhe hapësirat e ndryshme brenda objektit të këtij instituti”, njofton tutje FSK-ja.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika