Nënshkruhet memorandumi mes FFK-së dhe Ministrisë së Kulturës për rindërtimin e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se sot ( e premte) është nënshkruar memorandumi me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se sot ( e premte) është nënshkruar memorandumi mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga vet ministri, Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se ky memorandum do të i kushtojë buxhetit të përbashkët 1.3 milion euro.

“Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Vazhdojmë me shumë punë të mira anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika