​Nëntë vjet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Sot mbushen 9 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë pas shpërbërjes së Kuvendit të atëhershëm

Ilustrim

Të enjten e 8 qershorit mbushen nëntë vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, pas shpërbërjes së Kuvendit të atëhershëm, i cili kishte disa muaj që ishte jofunksional, për shkak se qeveria kishte humbur përkrahjen e shumicës.

Ishte data 7 maj 2014, kur koalicioni qeverisës PDK-AKR u shemb me iniciativë të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi, pa dëshirën e presidentit të AKR-së, Behxhet Pacolli, shkruan kp.

Ishte presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga, e cila kishte pritur në takim Thaçin, Pacollin, por edhe liderin e opozitës së atëhershme, Isa Mustafa, ku u vendos që të shpërndahet Kuvendi.

Mocioni ishte kërkuar nga 57 deputetë nga PDK-së dhe LDK-së, si rezultat i një marrëveshjeje paraprake në mes të këtyre dy partive.

Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 7 maj 2014 me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime.

Kjo shpërbërje e detyroi vendin të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare 8 qershor 2014, ani pse nuk ishte hera e parë që vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet 2014 u mbajtën sipas ligjit të vjetër zgjedhor, pasi me gjithë reformën e filluar atëherë, udhëheqësit e subjekteve politike nuk arritën pajtueshmëri mbi ligjin e ri për zgjedhjet.

Në këto zgjedhje garuan 30 subjekte politike, ndër të cilat 18 parti, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së bashku me partitë e koalicionit mori 222.181 vota apo 31.38 %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 184.596 vota apo 25.24 %, Lëvizja Vetëvendosje 99.397 vota apo 13.59%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 69.793 vota apo 9.54%, Lista Serbe 38.199 vota apo 5.22% dhe Nisma për Kosovën 37.681 vota ose 5.15%.

Menjëherë pas zgjedhjeve, LDK-ja, Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma, që në skenën politike njihen si VLAN, ishin barrikaduar kundër PDK-së, duke deklaruar njëzëri se nuk bashkëqeverisin me PDK-në. Madje kishin formuar një koalicion, ku ishin shumicë dhe provonin të krijonin qeverinë me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte parë jokushtetuese aktin e partive jofituese të zgjedhjeve dhe ua kishte pamundësuar atyre marrjen e drejtimit të Qeverisë. Sipas kësaj gjykate, mandati për të krijuar Qeverinë i takon partisë fituese të zgjedhjeve, e që në këtë rast ishte PDK-ja.

Ngërçi politik i 2014-s zgjati për 6 muaj, derisa LDK-ja kishte vendosur ta heqë “L”-në nga “VLAN”, duke e lënë vetëm si VAN.

Në dhjetor të atij viti, Isa Mustafa kishte pranuar ofertën e Hashim Thaçit, atëherë kryetar i PDK-së. Marrëveshja parashihte Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president republike pas përfundimit të mandatit të Atifete Jahjagës.

Qeveria LDK-PDK ishte votuar në dhjetor të 2014, ku Isa Mustafa ishte votuar për kryeministër, e Hashim Thaçi fillimisht si zëvendës i tij e ministër i Jashtëm, derisa i erdhi koha për presidencë./kp

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika