Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë popullit iranian, duke i nxitur ata të ngrihen kundër regjimit të vendit të tyre.
Në një video të shpërndarë në X, e shoqëruar me muzikë kinematografike dhe imazhe të turmave që qëndrojnë bashkë, duke valëvitur flamurin iranian “Luani dhe Dielli” dhe flamurin izraelit, Netanyahu tha se Izraeli ka si qëllim “çlirimin e Iranit… nga zgjedha e tiranisë”.
Ai ka shtuar se është përgjegjësi e iranianëve që të “ngrihen” për të përfunduar regjimin. “Besoj se nëse ngriheni në momentin e së vërtetës, dita kur Izraeli dhe Irani do të jenë përsëri miq të guximshëm nuk do të jetë larg,” tha ai.
Zyrtarë izraelitë, përfshirë edhe Netanyahun, kanë deklaruar publikisht se shpresojnë që konflikti aktual të mund të çojë në një ndryshim regjimi në Iran.