Netanyahu shtyn vendimin për ndërhyrje ushtarake në Gazë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi veprimet që ushtria e vendit të tij do të ndërmarrë në Gaza nëse Hamasi nuk pranon një marrëveshje armëpushimi.

Një vendim nuk do të merret më këtë javë, tha një burim i njohur me çështjen, për CNN të premten.

Ky vendim vjen në mes të mosmarrëveshjeve të brendshme në qeverinë izraelite.

Nëse grupi militant nuk pranon një marrëveshje, ideja është rrethimi i qytetit të Gazës dhe qendrave të tjera të populluara, ndërsa një tjetër është “pushtimi” i qytetit, tha burimi për CNN gjersa theksoi se ministra të ndryshëm janë në favor të planeve të ndryshme.

Të enjten, një zyrtar i lartë izraelit tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po krijojnë një marrëveshje të re për Gazën, pasi Hamasi thuhet se u tërhoq nga negociatat e armëpushimit dhe marrëveshjes për pengjet.

“Në të njëjtën kohë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të rritur ndihmën humanitare, ndërkohë që vazhdojnë operacionet ushtarake në Gaza”, shtoi zyrtari, transmeton CNN.

Ky ndryshim vjen ndërsa Hamasi është shkëputur nga negociatat për armëpushim dhe pengje, sipas dy burimeve të njohura me çështjen.

Largimi i Hamasit vjen pas tërheqjes së delegacioneve të SHBA-së dhe Izraelit nga bisedimet në Doha të Katarit, me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili në atë kohë akuzoi Hamasin për negociata me keqbesim.

Pavarësisht këtij veprimi, një zyrtar i lartë izraelit i kishte thënë CNN-së se ata do të ishin të përgatitur të ktheheshin në Doha nëse Hamasi do të ndryshonte qëndrimin e tij.

Të enjten, Hamasi tha se ishte i përkushtuar për të vazhduar negociatat drejt një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjes së plotë të forcave izraelite nga Gaza, por kushtet në enklavë së pari duhet të përmirësohen “ndjeshëm”.

Bisedimet e paqes që po dështojnë vijnë në mes të një situate katastrofike humanitare në Gaza, ku dhjetëra njerëz, përfshirë edhe fëmijë, po vdesin nga uria.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika