New York-u lejon thirrjen e ezanit me altoparlantë gjatë xhumave

Qyteti i New Yorku-t ka njoftuar se lejon (xhamitë) të transmetojnë ezanin mysliman të premteve midis orës 12:30 dhe 13:30, gjatë kohës së faljes së xhumasë

Njerëzit mblidhen gjatë një lutjeje të së premtes në një xhami turke në Bruklin.

Kryetari i New York-ut, Eric Adams, ka konfirmuar se në këtë qytet ezani mysliman do të thirret me altoparlantë gjatë namazit të xhumasë dhe gjatë iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

“Për një kohë të gjatë ka pasur një ndjenjë që komunitetet tona nuk janë lejuar të përforcojnë thirrjet e tyre për namaz. Sot, ne po ulim burokracinë dhe po e bëjmë të qartë se xhamitë dhe shtëpitë e adhurimit janë të lira për të përforcuar ezanin e së premteve dhe gjatë Ramazanit pa lejen e nevojshme”, ka thënë Adams.

Udhëzimet e reja do t’u lejojnë xhamive në qytet të thërrasin ezanin midis orës 12:30 dhe 13:30 çdo të premte, dhe gjithashtu lejojnë që ezani të thirret gjatë lutjeve të mbrëmjes çdo natë të muajit të Ramazanit.

New York-u tani bashkohet me qytete të tjera amerikane që kanë këtë rregull, duke përfshirë Minneapolisin.

Në takimin, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave dhe të fondacioneve të ndryshme myslimane, Adams u tha pjesëmarrësve se ata ishin të lirë të praktikonin besimin e tyre në New York.

Adams ka thënë në fund se islami, sikurse krishterimi, judaizmi dhe fetë e tjera, është element i rëndësishëm i kulturës së New York-ut dhe se xhamitë janë një ndihmë e madhe në luftën kundër krimit dhe migrantëve të parregullt.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika