Nga Prekazi, motoristët marrin rrugë drejtë Hagës

Disa motoristë në krye me organizatorët e platformës “Lira ka Emër” dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj tashmë do të nisen për në Hagë.

Fillimisht ata u bashkuan nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku pas homazheve rrugën e kanë vazhduar te fshati Poklek, më pas në Decan, Gllogjan, në Koshare, në Mejë e në Landovicë, e më pas do të marrin rrugën për në Landovicë.

Për këtë Naism Haradinaj ka publikuar një fotografi me mbishkrim “Memorie nga Gjenocidi dhe masakra e kryer nga Serbi në fshatin Poklek”.

Qëllimi i krejt këtij marshi, siç ka thënë Haradinaj “Do të bëjnë një thirrje për drejtësi dhe ajo që sa më shpejt procesi të kryhet drejtë. Nuk duam të ndikojmë në drejtësi, por të themi që nuk po monitorohet kjo drejtësi. Le të jetë thirrje për ndërkombëtarët por edhe për njerëz e qeveri dhe gjithë ata që mendojnë se drejtësia është vlera kryesore. E nëse drejtësia është vlera kryesore, atëherë të gjithë shokët tanë do të na kthehen të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika