Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja elektronike

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një pasaportë të vlefshme të Kosovës.

Ky lehtësim vjen pas marrëveshjes për heqjen e vizave mes dy vendeve, e nënshkruar më 18 qershor 2024 dhe e ratifikuar më 5 shkurt 2025.

Megjithatë, nga 1 janari 2025, të gjithë udhëtarët nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë, përfshirë qytetarët e Kosovës, duhet të aplikojnë paraprakisht për një Autorizim Elektronik Udhëtimi (ETA-IL) përpara hyrjes në Izrael.

Ky autorizim vlen për qëndrime deri në 90 ditë; Ka një kosto prej 25 shekelësh izraelite (rreth 7 euro); Merret duke aplikuar online në faqen zyrtare të qeverisë izraelite; Procesi zakonisht përfundon brenda 72 orëve.

Pra, edhe pse viza nuk është më e nevojshme, ETA-IL është i detyrueshëm për të hyrë në Izrael.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika