Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet për përfshirje në Masakrën e Dubravës

"I pandehuri akuzohet se me 22 maj 1999, ka marrë pjesë në vrasjen e njëqind e nëntë (109) të burgosurve dhe në plagosjen e njëqind e tetë (108) të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, e njohur si ‘’Masakra e Dubravës", thuhet në njoftim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një serbi me inicialet G.M, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e 109 të burgosurve dhe plagosjen e 108 të tjerëve në Masakrën e Dubravës.

“Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit G.M. i nacionalitet serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, me adresë të vendbanimit në Serbi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. I pandehuri akuzohet se me 22 maj 1999, ka marrë pjesë në vrasjen e njëqind e nëntë (109) të burgosurve dhe në plagosjen e njëqind e tetë (108) të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, e njohur si ‘’Masakra e Dubravës”, thuhet në njoftim.

Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë se “i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuuar në kryerjen e veprës penale për të cilën po akuzohet”.

Bëhet e ditur se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Ndërkaq, hetimet ndaj të pandehurve të tjerë janë duke vazhduar në mungesë, pasi të njëjtit janë të paarritshëm për organet e rendit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika