Nihilizmi dhe Emancipimi

Vattimo në veprën Nihilizmi dhe Emancipimi argumenton se nihilizmi nuk është thjesht mungesë e kuptimit, por një njohje e shumëfishtë e kuptimeve. Vepra e tij fokusohet në rëndësinë e kuptimit dhe vlerave në moral, politikë dhe drejtësi shoqërore, dhe propozon një autoritet të ri që bazohet në ontologjinë e zbehjes së qenies si rrugë për të arritur emancipimin

Filozofi i njohur italian, nihilisti Gianni Vattimo ka ringjallur dhe zhvilluar traditën filozofike të nihilizmit, përkatësisht rreth kërcënimit bashkëkohorë të asgjësimit dhe shkatërrimit.

Ideja e Vattimo-s e shprehur në veprën e tij “Nihilizmi dhe emancipimi”, padyshim është formë e caktuar e nihilizmit e  cila përfaqëson të ardhmen e drejtësisë shoqërore, politike dhe asaj ekonomike[1].

Nga njëra anë kjo jo vetëm që ofron një kritikë të rëndësishme të modernitetit, por po ashtu kjo e vë këtë kritikë në shërbim të një imagjinate politiko-filozofike. Pra, kjo ide e tij përpiqet në formën e vet të rikthejë dinjitetin, individualitetin dhe lirinë në shoqëri duke kujtuar Qenien e duhur dhe duke lejuar kontekstualizimin dhe historizimin e nevojshëm të Qenies si ngjarje.

Përderisa Nietzsche kishte shpallur vdekjen e Zotit, shumë vite më vonë Vattimo ngre dilemën se a është e mundur që të flasim për të drejtat individuale, lirinë politike apo imperativ moral pas Nietzsche-s? Me të drejtë Vattimo shtron pyetjen se a janë ende në ‘fuqi’ në botën e sotme këto vlera të rëndësishme? Vattimo tutje në veprën “Nihilizmi dhe emancipimi” orvatet për të argumentuar se nihilizmi nuk është mungesa e kuptimit, porse nihilizmi është njohja e një shumësie kuptimesh. Pra, nuk është fundi i civilizimit, por është tek fillimi i shumësisë së paradigmave të reja shoqërore.

Ekzistenca si e tillë është e pakuptimtë për nihilistët, pra kjo shoqërohet me një lloj besimi pesimist. Rrjedhimisht për nihilistët nuk ka ndonjë imperativ moral, pra as një ligj natyror të pagabueshëm, ndërsa e “vërteta” është e pashmangshme subjektive.

Vattimo kur hap dilemën se në çfarë mase zbehja e parimit të realitetit u përgjigjet kërkesave që motivojnë përpjekjen për kapërcimin metafizikën dhe modernitetin, konsideron se fillimisht një gjë e tillë ndodh gjatë procesit të kalimit drejt postmodernës[2], ndërsa në aspektin e përgjithshëm ai konsideron se: “një ontologji e dobët, ose e mirë, një ontologji zbehjes së qenies, bart në vetvete shumë arsye filozofike për të parapëlqyer një shoqëri demokratike, tolerante dhe liberale, në vend të një shoqërie autoritare dhe tolerante.[3]

Meqë kushtet për barazi dhe liri nuk janë dhënë “natyrshëm”, shoqëria duhet të krijojë në mënyrë aktive këto lloj idealesh sepse në çfarëdo varianti tjetër në mënyrë të pashmangshme do të bjerë pre e irracionalitetit, paragjykimit dhe shtypjes.

Për fund mund të themi se Vattimo pretendon se lufta, ndrojtja dhe konfuzioni që kanë kapërcyer mendimin dhe politikën bashkëkohore liberale nuk janë asgjë tjetër veçse produktet e një zije të zgjatur për humbjen e figurës së babait transcendental. Përderisa njerëzimi nuk arrin të bëjë hopin cilësor mbi nevojën e tij për autoritet të jashtëm  qoftë religjion (fe) e organizuar, shtet-komb apo kapitalizëm i tregut të lirë – emancipimi do të mbetet i paarritshëm.

[1] https://lareviewofbooks.org/article/gianni-vattimo-an-accomplished-nihilist
[2] Vattimo   Gianni, “Nihilizmi dhe emancipimi”, IPLS&DITA 2000, p.v., Tiranë, fq.31.
[3] Po aty, fq.31.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika