Nikos Dendias për vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias të martën e 20 dhjetorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministri Dendias do të pritet në takim nga homologia e tij nga Kosova, Donika Gërvalla.

Pas përfundimit të takimit, ata priten të kenë edhe adresim për media.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, mirëpret nesër në Kosovë ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Nikos Dendias. Të dy ministrat, pas takimit bilateral do të kenë adresim për media”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ndryshe, të hënën, Dendias, ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të kësaj vizite, Dendias ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias ka thënë se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika