Nipi i Hasan Prishtinës – Rektori i UP-së tha se emri “Hasan” s’na bën nder në arenën ndërkombëtare

“Ky debat ka filluar me ardhjen e rektorit të ri Qerim Qerimi si rektor i UP, një nismë e pakuptimtë e palogjikshme dhe arsyetim i pabazë," ka thënë Mehmet Prishtina, nipi i heroit Hasan Prishtina dhe kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”

Mehmet Prishtina, nipi i heroit Hasan Prishtina dhe kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”

Mehmet Prishtina, nipi i heroit Hasan Prishtina dhe kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”, sa i përket çështjes se a duhet të largohet emri i Hasan Prishtinës nga UP-ja, ka thënë se kjo nismë ka filluar me ardhjen e rektorit të ri, Qerim Qerimi.

“Ky debat ka filluar me ardhjen e rektorit të ri, Qerim Qerimi, si rektor i UP, një nismë e pakuptimtë e palogjikshme dhe arsyetim i pabazë, ne me shumë shoqata kulturore atdhetare brenda dhe jashtë vendit jemi dakorduar se duhet t’i thojmë jo kësaj nisme,” ka thënë Prishtina në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Prishtina tregoi se studentët e fakultetit “Hasan Prishtina” kanë bërë një peticion ku kanë mbledhur mbi 3 mijë nënshkrime që e kundërshtojnë këtë nismë, për heqjen e emrit të fakultetit “Hasan Prishtina”.

“Studentat kanë organizuar një peticion ku janë grumbulluar mbi 3 mijë nënshkrime që e kundërshtojnë këtë nismë të pabazë, dhe neve na mungon si shtet, nuk arrijmë të konsolidohem, është edhe mungesë e legjislacionit, dhe i bëj thirrje edhe kuvendit të Kosovës, deputetëve që të krijojnë një ligj që mbron vlerat e luftës, vlerat e trashëgimisë kulturore,” tha Prishtina.

Sipas Prishtinës, ligji duhet ta parashehë mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të trashëgimisë tonë kulturore e në rastin konkret emri i Hasan Prishtinës.

E për këtë iniciativë, Prishtina thotë se rektori i fakultetit ka dhënë një lloj arsye që, emri “Hasan” nuk bën nderë në arenën ndërkombëtare.

“Me këtë iniciativë po nxisin dhe ndjenja fetare, më vjen keq që duhet ta them, por rektori Qerim Qerimi një prej argumenteve që u ka shfaqë grupeve studentore ishte sepse emri Hasan s’na bën nderë në arenën ndërkombëtare, kjo është turp të thuhet.”

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika