Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se sonte do të zhvillohet një operacion kërkimi në fshatin Ujë Mirë, Komuna e Klinës, për gjetjen e personit të zhdukur, Ismet Millaku.
Takimi për ekipet dhe vullnetarët është caktuar të mbahet në Milloshevë, në orën 23:00.
Shoqata fton të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar dhe të bashkohen me ekipet në terren.