• Click here - to use the wp menu builder
Kërko
  • Live TV
  • Live Radio
  • <
  • Futboll
  • Basketboll
  • F1
  • Luftarak
  • Tjera
BallinaSportFutboll

Nis procesi i decentralizimit të shërbimeve në Lidhjet Rajonale të Futbollit

FFK-ja ka hedhur hapat e para drejt një ndryshimi të rëndësishëm dhe inovativ, duke filluar procesin e decentralizimit të shërbimeve në Lidhjet Rajonale

Nga Flaka Ramadani
14 Gusht, 2023, 20:06
Facebook
Twitter
WhatsApp
Viber
Copy URL

    Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur hapat e para drejt një ndryshimi të rëndësishëm dhe inovativ, duke filluar procesin e decentralizimit të shërbimeve në Lidhjet Rajonale.

    Ky ndryshim do të sjellë një përparim të dukshëm në mënyrën se si klubet dhe palët e tjera të interesuara do të lidhen me FFK-në dhe do të marrin shërbimet e tyre.

    Decentralizimi do të përfshijë digjitalizimin e shërbimeve kyçe, të cilat deri më tash ishin ofruar vetëm në selinë kryesore të FFK-së.

    Printimi i ID kartelave për regjistrimin e lojtarëve dhe pranimi i faturave për pagesa të ndryshme ishin procese që kërkonin përqendrim fizik dhe koordinim të kohës me FFK-në. Por me procesin e digjitalizimit, kjo gjë do të ndryshojë në aspektin pozitiv.

    Në fakt, tani të gjitha këto shërbime do të mund të kryhen në Lidhjet Rajonale. Klubet, shkollat e futbollit dhe palët tjera nuk do të jenë më të detyruara të paraqiten në selinë e FFK-së për të marrë faturat apo për të printuar ID kartelat e lojtarëve.

    Në vend të kësaj, ata do të mund të kryejnë të gjitha këto procese në zyrat Lidhjeve Rajonale të FFK-së që janë të vendosura në 7 regjionet e Kosovës.

    Ky ndryshim shërben për të lehtësuar dhe përshpejtuar shërbimet e nevojshme për klubet dhe individët e interesuar.

    Digjitalizimi i Lidhjeve Rajonale është projekt në kuadër të programit UEFA HatTrick, i cili synon të forcojë dhe të promovojë zhvillimin e futbollit dhe qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet.
    Tashmë ky proces ka filluar në Lidhjen Rajonale të Prishtinës dhe pritet që shumë shpejt të finalizohet edhe në Lidhjet tjera rajonale.

    • FFK
    • Digjitalizimi i Lidhjeve Rajonale
    • Hapat e para

    Shija e redaktorit

    BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

    Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

    INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

    Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

    RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

    Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

    Të fundit nga rubrika

    PDK do të kërkojë në mbledhjen e KQZ-së rinumërim në gjithë Kosovën

    Kërkohet Egzon Reshani, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

    Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën

    BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali i Zi befason, Serbia në rënie

    Totaj për keqpërdorimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar

    Facebook
    Instagram
    Twitter
    Youtube

    Lajme
    Kulturë

    Sport
    Ekonomi

    Pikëpamje
    Teknologji

    Art jete
    Udhëtime

    © 2024 Dukagjini. All Rights Reserved

    Privacy Policy