Nis takimi i Kurtit me liderët opozitarë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku





Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve opozitarë ka filluar. Në këtë takim do të diskutohet për situatën e fundit në veri të vendit.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit takimi është paraparë të fillojë në orën 08:00.

Të gjitha partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës për takim.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, për të cilën PDK-ja ka ngritur shqetësimet e saj.

 

Sipas Krasniqit, dorëheqjet e fundit të Listës Serbe e të zyrtarëve policorë e punonjësve në sistemin e drejtësisë nga institucionet e Kosovës, përbëjnë akt të paprecedent dhe krijojnë një situatë problematike për Kosovën.

“Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

No description available.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

 

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ketë harmonizim të veprimeve me opozitën dhe të gjithë spektrin politik, dhe, po ashtu, të ketë koordinim edhe me aleatët ndërkombëtarë.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në skenarët e “satelitëve të Serbisë” që për qëllim kanë dështimin e marrëveshjes së planit franko-gjerman është kyçur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

No description available.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

 

 

 





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika