Nis takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq dhe zyrtarët ndërkombëtarë

Në Bruksel, tashmë ka filluar takimi i përbashkët në mes të të Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Pas raundit të parë takimeve në mes të Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njëherë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka nisur takimi i përbashkët.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Informacionit të RTV Dukagjinit, Dibran Istrefi, i cili po qëndron në Bruksel për të raportuar lidhur me ngjarjen.

Borrell e Lajçak, fillimisht u takuan me Kurtin e më pas me Vuçiqin.

Nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë

Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.

Pas Kurtit, Borrell dhe Lajçak takojnë Vuçiqin

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë para takimit në Bruksel, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me propozimin evropian.

Në këtë letër, ata i kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti, sa i përket propozimit evropian.

Në letrën e përbashkët është kërkuar edhe zbatimi i obligimeve të marra nga palët në dialog, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja në rast se pranohet do të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja palët. Ajo se çfarë dihet është se plani evropian nuk e ka brenda njohjen reciproke dhe se nuk është marrëveshja finale që do ta përmbyllte dialogun.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika