Nisi punimet në Sofali për ndriçim publik, por komuna i ndërpret prapë ato

Disa javë pasi Dukagjini raportoi për mungesën e ndriçimit publik në Sofali e Taukbashqe të Prishtinës, ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike nisën të rregullojnë pjesë të ndriçimit publik.

Në adresën e redaksisë, kanë arritur pamje nga terreni që tregojnë se po punohej.

Por këtë javë, puna është lënë në gjysmë e janë përfunduar vetëm disa rrugë.

“Pas presionit që iu bë dolën e reflektuan po sa për sy e faqe sa me thanë ne që po dalim. Kanë dalë në dy tre rrugë i kanë rregullu llampat.  Po janë lënë menjëherë. Është një lloj mashtrimi, menjëherë u tërheqën”, ka thënë për Dukagjinin Enver Redenica, kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë.

Përfaqësuesi i këtyre banorëve mendon se komuna, nuk ka interes në këtë pjesë të kryeqytetit.

Vetëm në rrugën “Bislim Bakolli, “Bija UÇKsë” i kamë drru dje rrugën “Brahim Kosova”. Qytetarët po më thonë se jemi në terr po s’kam qa bëj më shumë. S’kam bë ankesë se po pres mos ka defekt diçka, e dalin prapë. Do bëj nëse nuk hasim në ves të shurdhër. Po shkojnë në pjesët ku fitojnë vota më shumë, duhet të trajtohemi të barabartë qofshim në qendër apo periferi.”, ka thënë për Dukagjinin Enver Redenica, kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë.

Por, pretendimet e tilla i mohojnë nga komuna teksa thonë se është çështje ditësh, përfundimi i ndriçimit publik në të gjitha rrugët.

Sofalinë e kompletojnë për 10 ditë. Pjesa dërrmuese është finalizu, ka mbet edhe një pjesë. Po punojmë edhe në Arbëri. Një pjesë e punëtoreve të kompanisë janë në pushim dhe atë ekip e kemi dërgu në Arbëri e të kthehen javën e ardhshme të kthehen në Sofali, ka thënë Besim Gashi, Drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Total në Sofali e Taukbahçe në terr të plotë aktualisht janë këto rrugë: Bahtir Jahiri, Lec Gradica, Rifat Mëziu, rruga Sylë Hotlla, ajo Bislim Makolli, Gëzim Redenica dhe rruga “Kika”

Siç pati deklaruar Komuna, kostoja e përgjithshme e projektit për të gjithë qytetin me aplikimin e ndriçimit të mençur është 10 milionë euro.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika