Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sot në Gjakovë.
Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar për Dukagjinin se rasti dyshohet se ka ndodhur pas një kacafytjeje.
Sipas tij, përveç viktimës, nga ky rast kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë duke përfshirë edhe të dyshuarin.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”.
Policia është duke i zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.