Një shofer 38-vjeçar, I.B., është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Ferizajt gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami”. Testi i alkoolit ka treguar 1.12 promila, duke treguar se ai po drejtonte nën ndikimin e alkoolit.
Për këtë shkelje, shoferit i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 2 pikë negative dhe është pezulluar për 6 muaj drejtimi i automjetit. Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët për respektim të ligjit dhe bashkëpunim në sigurinë e komunikacionit.
Për çdo shkelje apo rrezik në komunikacion, qytetarët mund të njoftojnë Policinë në numrat 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.