Një rast i dyshuar për rrëmbim është raportuar të hënën në Drenas.
Sipas Policisë së Kosovës, një qytetar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është denoncuar më 4 gusht, rreth orës 16:00.
Në njoftim thuhet se përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, është vërejtur se vajza ka hipur në një veturë me targa të panjohura.
“Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Autoritetet janë duke hetuar rastin.