Një futbollist 29-vjeçar arrestohet në Londër nën dyshimin për sulm fizik

Një futbollist ndërkombëtar, 29-vjeçar, është arrestuar në qendër të Londrës nën dyshimin për dy raste sulmi dhe një të përleshjes, raportojnë mediat britanike.

Policia bëri të ditur se incidenti ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës në zonën e West End. Sipas autoriteteve, futbollisti u arrestua menjëherë në vendngjarje.

Viktima e dyshuar është dërguar në spital me lëndime që, sipas policisë, nuk paraqesin rrezik për jetën dhe nuk pritet të lënë pasoja serioze.

Futbollisti është liruar me kusht deri në përfundimin e hetimeve.

Policia i tha BBC Sport se thirrja për ndihmë është marrë rreth orës 00:47 të së shtunës, pas raportimeve për një sulm fizik.

Për arsye ligjore, identiteti i tij nuk është bërë publik. Në Mbretërinë e Bashkuar, emrat e personave të arrestuar rrallëherë publikohen nga policia, një praktikë e forcuar pas Hetimit Leveson në vitin 2012, i cili rekomandoi që identitetet të zbulohen vetëm në raste “të jashtëzakonshme dhe të identifikuara qartë”.

Zakonisht, emri i një të dyshuari publikohet vetëm pasi ai të ngrihet zyrtarisht akuza.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika