49-vjeçari Nexhat Aliu është i dënuar me 9 vite burgim për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”. Rrëfimi i tij vjen nga brenda burgut, në emisionin “Prapa Grilave”, ku ai ndan historinë e një nate që ndryshoi gjithçka, një natë e mbushur me alkool dhe një konfrontim fatal që përfundoi me vdekjen e një personi, të cilin ai thotë se nuk e kishte njohur kurrë më parë.
Në një lokal me muzikë folklorike, pas një shkëmbimi fjalësh nën ndikimin e alkoolit, Aliu e goditi viktimën me grusht. Viktima ra dhe pësoi lëndime fatale në kokë.
“Nexhat Aliu 49 vjecar, jam I dënuar me 9 vite burg. Veprën mundem me quajt më shumë askdient se sa lëndim i rëndë trupor me passim vdekje. Unë jam që tri vite burgm, e jam I dënuar me 9 vjet burg për një grusht….
Në një lokal ku ka pasë muzikë folklorike, të ndjerin nuk e kam njoftë. Inshallah zoti në xhehenet nuk e kam njoftë kurrë, nuk e kam pa kurrë hic. Hera e parë që jam taku aty. Më vjen keq edhe prej familjes së tij, u shprehu ngushëllime prej burgut këtu. Rjedha ka fillu, kish konosmu edhe ai shumë alkool, edhe unë. Filloi me më ofendu. Po alkooli. Edhe e dinë krejt. Edhe dëshmitarët e dinë, edhe pse kam pasë qëef që dëshmitarët me tregu si ka qenë rasti e me ua shnosh zemren familjes. Kurrë në jetë s’e kam pa e nuk e kam njfotë. Momenti ka qenë, aty e kemi taku, ka ardh te tavolina më ka ofendu. Kemi dalë jashtë vec një e mshume dhe shtyme, por nuk di ku ra. Një grusht në fytrë ia dhashë por nuk di ku ka ra prapa. Pas 11 ditësh. Edhe pse unë u interesova, i cojsha njerëz në spital. Unë nuk kam qenë se unë isha në arrati. Pasi e mora vesh gjendjen e tij, unë shkova. Jo se askush nuk e ka ditë që i kam mshu , as familaj nuke ka ditë kanë mendu që u rrëzu. Pas 5 ditëve e kanë kuptu. Nuk e ka lajmëru askush rastin. Ai ka qenë në spital. Hetuesi, qaty kur u rrëzu kanë thënë se u rrëzu. Po unë kam qenë në arrati, kam qenë në Shqiëpri, jam kthy. Kam qenë në Ferizaj. Në momentin që kam marrë vesh, kur më lajmëroi vëllai që ka ndërru jetë. E kam thirrë policinë iu kam thënë në ora 13:00 hajdeni merrum se du me u dorëzu. Edhe kanë ardh më kanë marrë”, ka thënë Aliu.
Në rrëfimin e tij për emisionin “Prapa Grilave”, ai shpreh pendim për ngjarjen dhe për ndikimin që humbja e djalit të tij kishte pasur në gjendjen e tij psikike.
Ai apelon për vetëpërmbajtje, largim nga alkooli dhe dhuna, duke thënë se një moment i gabuar mund të ndryshojë jetën përgjithmonë.