Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Lombok, në afërësi të malit Everest teksa ishte në një mision shpëtimi.
Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull tha se helikopteri po përpiqej të kryente një mision shpëtimi për alpinistët e bllokuar në dëborë kur u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej.
Piloti, i cili ishte i vetmi pasagjer, u shpëtua nga autoritetet, por ende nuk dihet nëse alpinistët që ai kishte shkuar për të shpëtuar janë gjetur.
Aksidenti ndodhi në një kohë kur autoritetet nepaleze dhe kineze kanë pezulluar aktivitetin turistik në rajonin e Everestit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që po e vështirësojnë udhëtimin për alpinistët dhe udhëtarët, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.
Parashikuesit e motit parashikojnë se shirat dhe reshjet e dendura të borës do të vazhdojnë të enjten dhe të premten, ndërsa Cikloni Montha, i cili goditi shtetin juglindor indian të Andhra Pradesh të martën në mbrëmje, vazhdon kursin e tij drejt veriut.
Solo Pilot Safe After Altitude Air Helicopter Crash in lobuche Everest Region.https://t.co/gVga8e9yNH#Nepal #altitudeair #HelicopterCrash #lobuche #allsafe #ruggedtrailsnepal #nepalmountainnews pic.twitter.com/ktgBYgJVgv
— Rugged Trails Nepal (@ruggedtrailsnep) October 29, 2025