Sot rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rast të lëndimit trupor të ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.