Një i vdekur dhe dy të lënduar pas aksidentit në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një person ka humbur jetën e dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë – Gjilan. Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika