Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë trafiku në Dollc të Klinës, ku një veturë dhe një autobus me udhëtarë u përplasen ndërmjet vete.
Në pamjet fillestare të publikuara nga Klina Info u bë me dije se nga ky aksident ka edhe të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dijmë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.