Një muaj paraburgim për “Gjestin”

Besart Kelmendi, i njohur në publik me nofkën artistike “Gjesti”, është dërguar në paraburgim për një muaj me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të gjykatës, Kelmendi dyshohet se ka kryer tri vepra penale: kanosje, asgjësim apo dëmtim të pasurisë, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe analizimit të shkresave të lëndës, vlerësoi se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe vendosi që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas gjykatës, kjo masë konsiderohet e domosdoshme për shkak të rrezikut të mundshëm të ikjes së të pandehurit, ndikimit në dëshmitarë si dhe mundësisë së përsëritjes së veprave penale. Për këtë arsye, paraburgimi u cilësua si masa e vetme që garanton zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika