Një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të përfshirë nga zjarri të enjten.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rrethanat e zjarrvënies nuk dihen. Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion gjersa rasti vazhdon të hetohet.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor”, thuhet në raport.
Rasti ka ndodhur në Lipjan pak para mesnate.