Një person gjuan me armë drejt një shtëpie në Vushtrri, arratiset me motor

Të shtënat me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës.

Rasti është raportuar në polici rreth orës 22:55 nga ankuesi, mashkull kosovar me inicialet Sh.

Sipas deklarimit të tij, një person i panjohur, që drejtonte një motoçikletë me katër rrota, ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur disa gëzhoja dhe plumba të pashkrepur, të cilët janë konfiskuar si prova materiale.

“Rreth orës 22:55, të datës 21 qershor 2025, ankuesi m/k/ Sh/ ka raportuar se në rrugën  ” Vëllezërit Gëŕvalla” ne Vushtrri, një person i dyshuar i panjohur, që drejtonte një motoçiklete me katër rrota,  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Përveq dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të rastit janë ndërmarrë menjëherë veprime operative dhe hetimore, përfshirë bastisje në dy lokacione.

Si rezultat, hetuesit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë motoçikletën që dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika