Kryetari i Iniciativës “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, pas fitores pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit edhe për një mandat të kryetarit të Drenasit, është rikthyer këtë mbrëmje në zyrën e vjetër.
Në atë zyre më parë ka qenë selia e Degës së PDK-së në këtë qytet, dhe sot një qytetar e hoqi fotografinë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, por Lladrovci menjëherë kërkoi që ta vendos sërish aty ku ishte.
“Ktheje në vend! Mos prekni kurrgjë!”, u shpreh i prerë, Lladrovci.