Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria.
Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe të gjithë popullin e Kosovës për këtë lajm të cilin e konsideron emocionues, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Rudolph ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
“Urimet e mia të sinqerta për Presidenten Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin emocionues se Kosova është njohur nga Siria! Është kënaqësi të shohësh këtë dinamikë të re! Gjermania gjithmonë ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Rudolph.