Norvegji/ Ish-roja i ambasadës amerikane dënohet për spiunazh për Rusinë dhe Iranin

Një shtetas norvegjez, 28-vjeçar, që punonte si roje sigurie në ambasadën amerikane në Oslo, është dënuar me tre vjet e shtatë muaj burg nën akuzën për spiunazh në favor të Rusisë dhe Iranit.

Sipas hetimeve, ai kishte përcjellë informacione rreth aktiviteteve të ambasadës amerikane gjatë periudhës mars – nëntor 2024, në këmbim të 10,000 eurove nga rusët dhe 0.17 bitcoin nga iranianët.

Gjykata e Oslos theksoi se të dhënat e dhëna ishin të një natyrë që mund të shfrytëzoheshin për veprime të drejtpërdrejta apo sulme fizike ndaj personave të përfshirë në ambasadë.

Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri pranoi faktet, por mohoi se kishte kryer spiunazh të klasifikuar. Ai tha se veproi për të protestuar ndaj politikës së SHBA-së në lidhje me luftën në Gaza, duke këmbëngulur se informacionet e transmetuara nuk ishin të klasifikuara.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika