“Nuk besoj, e pa imagjinueshme ndërhyrja politike në KEK”- Rexhepi insiston se VV s’ka gisht për kaosin energjetik

Profesori i energjetikës, Vezir Rexhepi, ka mohuar mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje politike në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke thënë se nuk ka asnjë informacion që lidhet me akuzat ndaj Vetëvendosjes për ndikim në këtë institucion.

“Nuk besoj, është e paimagjinueshme të ketë ndërhyrje politike në këtë çështje”, ka deklaruar Rexhepi në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se nuk është në dijeni për ndonjë komunikim të anëtares së VV-së, Dejona Mihaili, me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rexhepi ka komentuar edhe për gjendjen aktuale energjetike, pas paralajmërimeve për krizë dhe thirrjeve të KESCO-s për kursim të rrymës. Sipas tij, pas rënies së disa blloqeve të KEK-ut, aktualisht janë në funksion vetëm dy prej tyre, por situata po shkon drejt stabilizimit.

“Ka filluar të përmirësohet, ose të stabilizohet, prodhimi i energjisë elektrike dhe natyrisht edhe shfrytëzimi për konsumatorët”, ka thënë ai.

Rexhepi ka theksuar se nuk duhet të mbështetemi në spekulime mediatike dhe ka shpjeguar se shpërndarja e energjisë bëhet përmes një koordinimi teknik mes KESCO-s, KEK-ut, KOSTT-it dhe KEDS-it, përmes të ashtuquajturave “nominime”.

Ai tha tutje se KEK-u përballet me probleme të shumta teknike, përfshirë mungesën e mirëmbajtjes dhe pajisjet e stërvjetruara në njësitë e Kosovës A dhe B.

“Kërkojnë rehabilitime, kërkojnë mirëmbajtje”, është shprehur ai, duke theksuar se pavarësisht sfidave, stafi i KEK-ut po e kryen punën me nder dhe profesionalisht me kapacitetet që ka në dispozicion.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika