Nuk dihen motivet e vrasjes që tronditi Ferizajn në mesnatë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj mesnatën e së shtunës. Një 30-vjeçar me inicialet G.H mbeti i vrarë nga të shtënat me armë të të dyshuarit Q.J. I dyshuari është arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes. Për ta neutralizuar, njëri nga policët ka plagosur të dyshuarin i cili është jashtë rrezikut për jetë. Motivet e kësaj ngjarjeje akoma nuk dihen

Qyteti i Ferizajt ishte tronditur në orët e para të së shtunës së 28 majit.

Nga përplasjet verbale, mospajtimet ndërmjet dy personave eskaluan deri në përdorim të armës së zjarrit.

Krejt ngjarja përfundoi me fatalitet.

Vrasjen e Gazmend Hysenit dyshohet që e kreu ferizajasi Qendrim Januzi, po ashtu 30-vjeçar.

Në vendin ku ka ndodhur krimi rastësisht ka qëlluar një polic me rroba civile, i cili, sipas Policisë, për të shmangur rrezikun ka plagosur të dyshuarin.

“Në afërsi të vendit të ngjarjes një njësi policore e ka vërejtur të dyshuarin, pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe e ka paralajmëruar që të ndaloj por i njëjti nuk i është përfillur urdhrave të policisë, në këtë rast për tu vetëmbrojtur zyrtari policior ka shtirë në drejtim të të dyshuarit me ç’rast është mbetur i plagosur”, Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë, Ferizaj.

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë, Ferizaj

Më pas Januzi është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerje të veprës së rëndë.

Januzi, siç mëson RTV Dukagjini është vëllai i rep artistit Betim Januzi i cili njihet me nofkën “Buta”.

Mirëpo shkaku që nxiti këtë ngjarje të rëndë është akoma i paqartë edhe për Prokurorinë e Ferizajt.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Dëshmitarët e këtij rasti nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Mirëpo, prapa saj i kanë thënë televizionit se dorasi dhe viktima kohë më parë ishin shokë të afërt.

Ata dyshojnë që këtë ngjarje e ka sjell një ngatërresë që dy personat kishin pasur së fundmi.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika