Nuk kalon marrëveshja e kredisë me Fondin OPEC, kritikohet nga opozita

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t'u miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës

Foto ilustrim, Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar.

Për këtë projektligj kanë votuar 73 deputetë, 11 prej tyre kanë abstenuar, ndërsa një ka qenë kundër.

Opozita pati kritika për këtë projektligj.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se për këtë marrëveshje nuk ka pasur asnjë diskutim paraprak.

“Kjo marrëveshje është me Fondin OPEC, 40 milionë dollarë kredi është kredi për të miratuar ligje, nuk është për ndonjë projekt kapital”.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se ministri i Financave, Hekuran Murati duhet t’i elaborojë më mirë këto marrëveshje.

“Duhet të bëhet një elaborim më i thukët nga ministri për këto marrëveshje”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika