Nuk kalon mocioni i LDK-së, për shkarkimin e bordit të ZRrE-së

Kuvendi i Kosovës ka pasur rend të ditës mocionin e LDK-së, për shkarkimin e bordit të ZRrE-së. Kundër këtij mocioni ka dalë partia në pushtet kurse pro të gjitha partitë opozitare. Megjithëkëtë, opozita nuk i ka pasur numrat e mjaftueshëm për ta shkarkuar atë bord

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e dhjetë deputetëve të LDK-së, për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Në këtë votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, pro mocionit kanë votuar 22 deputetë, kundër 53 dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Deputetët e opozitës, kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, të votojnë pro shkarkimit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Arben Gashi, ka bërë të ditur se partia e tij LDK, do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, vendimin e ZRrE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, ka thënë se ky bord nuk ka arritur t’i mbushë objektivat e tyre dhe t’i mbrojë interesat e qytetarëve.

Zemaj ka folur edhe për shtrenjtimin e rrymës elektrike gjatë stinës së dimrit, ku sipas tij kjo është bërë në mënyrë të paligjshme nga bordi i ZRre-së.

“Ka dy vendime gjyqësore për këtë çështje. Ky bord të shkarkohet dhe të emërohet një bord profesional i pavarur nga politika ”, ka thënë Zemaj.

Edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, e ka mbështetur mocionin e propozuar nga LDK-ja, për shkarkimin e bordit të ZRRe-së.

Ai ka thënë se bordi në fjalë, ka manipuluar me shifra, dhe i ka fshehur eksportet e rrymës që sipas tij janë bërë me urdhër të tyre.

Zyra e Rregullatorit për Energji

“Pasojat e këtyre vendimeve kanë bartur një kosto të lartë financiare. Këto mjaftojnë që ky bord vetë të dorëheqje e jo ne të bëjmë kërkesa për shkarkimin e tij. Këto janë fakte të mjaftueshme për ta shkarkuar sot ketë bord dhe për ta zgjedhur një bord të ri të pavarur”, ka thënë Shala.

Kundër këtij mocioni, është shprehur Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila. Ajo ka thënë se arsyetimet për shkarkim nga LDK, nuk janë të bindshme dhe se sipas saj ka shpërputhje në raport me dispozitat që i parasheh ligji.

Kusari – Lila, ka thënë se bordit aktual të ZRrE-së, opozita po mundohet t’ia faturojë problemet e krijuara që 20 vjet.

“Po mundohet që t’i faturohet situata 20-vjeçare një bordi që ka mandat 1-vjeçar. Duke përmendur të gjitha faktet dhe duke përcjellë ndjeshmërinë në situatën e energjisë, GP i LVV-së nuk e mbështet mocionin dhe rrjedhimisht do të votojë kundër”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, për shkak të mungesës së kuorumit prapë Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojnë Raportin vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Po ashtu, nuk pati kuorum as për votimin e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave dhe as për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 nuk pati kuorum.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika