“Nuk kam pranuar ende përgjigje nga Bërnabiq”, Ministri Krasniqi tregon se është i hapur të diskutojë për modelin e Këshillit Kombëtar për pakicat

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi

Disa ditë më parë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka ftuar kryeministren serbe, Ana Bërnabiq për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive dhe të drejtave të pakicave në Kosovë, dhe siç është shprehur ministri, në veçanti për pakicën serbe.

Sa i përket kësaj, në një intervistë për RTV Dukagjinin, Krasniqi ka treguar se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Bërnabiqi për diskutim si përgjigje ndaj ftesës së tij.

Por, Krasniqi theksoi se janë të hapur në çdo kohë të bisedojnë për modelin e Këshillit Kombëtar të Pakicave.

“Nuk kam pranuar ndonjë ftesë ende nga Bërnabiqi për këtë emalin që e kam dërguar të ajo, por jemi të hapur të bisedojmë për modelin  e Këshillit Kombëtar të Pakicave”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu ka komentuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke thënë se ky Asociacion nuk i avancon të drejtat e komuniteteve në Kosovë, pasi ka karakter një etnik.

“Unë si përfaqësues politik i komunitetit egjiptas dhe si ministër i Qeverisë, unë besoj thellësisht se të drejtat e komuniteteve në Kosovë nuk mund të avancohen assesi pasi do të izolohen dhe do të kenë kanë karakter një etnik, gjithçka në Kosovë është ndërtuar në frymën e Kosovës shumë etnike.”

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika