“Nuk u realizua frika e imponuar nga Mickoski”, “Protesta ishte madhështore” – Tomë Gashi përgëzon veteranët e UÇK-së

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar lartë protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së në Shkup, duke e cilësuar atë si një demonstrim dinjitoz dhe paqësor, ndonëse autoritetet maqedonase kishin shprehur shqetësime të mëhershme për sigurinë.

Në RTV Dukagjini, Gashi theksoi se protestuesit treguan maturi dhe kulturë qytetare.

“Së paku ajo që ka qenë një lloj frike e vogël, të cilën e ka imponuar kryeministri i Maqedonisë, ajo nuk u realizua dhe pamë se ishte diçka pa asnjë eksces, as më të voglin.”

“Protesta ishte madhështore dhe pa asnjë incident,” u shpreh ai, duke shtuar se “frika e imponuar nga Mickoski nuk u realizua”.

Sipas Gashit, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar pesë protesta në rajon dhe të gjitha kanë qenë paqësore. Ai theksoi se protestuesit nuk kanë mbajtur fjalime nxitëse dhe se protesta në Shkup, si në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë, ka pasur vetëm një qëllim: sensibilizimin e opinionit për padrejtësitë që, sipas tij, po ndodhin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gashi u shpreh se protesta nuk duhet interpretuar nga Gjykata Speciale si arsye për të mos marrë vendime ligjore në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

“Gjykata nuk ka asnjë bazë që të thirret në protesta për të mos i lëshuar të pandehurit në mbrojtje në liri”, theksoi ai.

Ai kritikoi faktin që Gjykata Speciale gjykon vetëm pjesëtarë të UÇK-së, duke konsideruar se po barazon “viktimën me agresorin”.

Sipas tij, çdo aktgjykim që do të dëmtonte figurat kryesore të UÇK-së do të kishte pasoja politike për vetë Kosovën.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika