Numër i madh i të infektuarëve, mbi 1 mijë e 200 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 1 mijë e 219 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, të premtën e 15 korrikut ka njoftuar se nga 3 mijë e 283 teste të kryera, 1 mijë e 219 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 257 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 225.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 267 persona, ndërsa në total numri i dozave të administruara është 1 milion e 832 mijë e 226. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika