Numërohen mbi 50% e votave të diasporës, KQZ vazhdon procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se mbi 50 për qind e votave që i përkasin votimit nga jashtë vendit tashmë janë numëruar.

Sipas njoftimit të KQZ-së, nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00 janë numëruar gjithsej 147 kuti votimi – prej të cilave 80 kuti që përmbajnë fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë komunash, dhe 67 kuti të tjera për kuvendet komunale.

“Nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50% e tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika