Numri i të vdekurve në Iran rritet në 627 nga sulmet izraelite

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka njoftuar se 627 persona janë vrarë dhe 4,870 të tjerë janë plagosur gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas raportimit të agjencisë shtetërore të lajmeve IRIB.

Sipas autoriteteve, shumica e viktimave janë regjistruar në kryeqytetin Teheran dhe në provincën perëndimore të Kermanshah.

Pjesa më e madhe e të vrarëve, sipas Ministrisë, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, para se të arrinin në spital.

Autoritetet iraniane nuk ka publikuar të dhëna ditore mbi viktimat, gjë që e ka bërë të vështirë vlerësimin e saktë të kostos njerëzore të konfliktit, veçanërisht për shkak të kufizimeve në raportimin e brendshëm.

Ndërkohë, disa organizata të të drejtave të njeriut pretendojnë se bilanci real i të vdekurve është dukshëm më i lartë.

Një prej këtyre grupeve, të martën, e vlerësoi numrin e viktimave në 974./BBC

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika