Nurboja: BQK kontribuoi me mbi 24 milionë euro në buxhetin e shtetit në vitin 2024

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 BQK ka realizuar fitim prej rreth 31 milionë euro.

Nga ky fitim, institucioni ka kontribuar me 24.5 milionë euro në buxhetin e shtetit, përmes ndarjes së fitimit dhe interesave të arkëtuara nga depozitat afatgjata.

“BQK krijoi profit rreth 31 milion euro në vitin 2024. Ndërsa buxhetit të shtetit i kontribuoi me 24.5 milion euro nga fitimi i ndarë dhe interesat e mbledhura nga afatizimet e depozitave”, deklaroi Nurboja.

Ai shtoi se viti 2024 ka qenë një vit i suksesshëm për BQK-në. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika