Nxënësit ‘’koleksionues’’ armësh, situata vlerësohet shqetësuese

40 thika, dy armë të gjata, një elektroshot, nje sasi e municionit, dhjetë boksa metali, dhe gjashtë mulli për bluarjen e mariuhuanës u gjetën për 5 muaj në shkollat e Ferizajit nga Policia. Brenda kësaj periudhe në tërë vendin janë raportuar qindra raste të dhunës në shkolla. Njohës të sigurisë vlerësojnë se situata është shqetësuese edhe në shkolla të komunave tjera. Për këtë situatë, sociologët fajësojnë shtetin dhe prindërit

Përveç kopjimeve të raportuara nëpër testime, një pjesë e nxënësve kosovarë janë më problematik se kaq.

Përshtypja e parë që jep kjo pamje është një koleksion i armëve.

Por, realisht të gjitha këto armë janë gjetur në shkollat e Ferizajt ose rreth tyre gjatë aksioneve të policisë të nisura në shkurt të këtij viti.

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, Policia ka raportuar për 288 raste të ndryshme të dhunës në shkolla.

Kjo situatë, sipas njohësit të sigurisë, Hajrullah Tërnava, është shqetësuese.

“Këto janë dukuri që shoqëria jonë duhet të brengosen, e sidomos prindërit e arsimtarët e strukturat intelektuale sepse ajo na dëshmon nivelin tonë në përgjegjësi e në cfarë niveli kemi ardhur’’, ka thënë Tërnava.

Për numrin e madh të armëve në duart e nxënësve, sociologia Bleona Kurteshi fajëson prindërit, por edhe institucionet.

“Duhet të kemi një vetëdijësim të prindërve për vlerat që bartin për edukimin e fëmijëve të tyre pastaj edhe përpilim i një sistemi të vecantë edukativo-arsimor për personat ose fëmijat që shfaqin potencial për probleme dhe dukuri të tjera negative”, ka thënë Kurteshi.

Veprat e kryera nga nxënësit të cilat më së shpeshti raportohen në polici janë “Lëndim i lehtë trupor”, “Dëmtim prone” dhe “Vjedhje”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika