Objekti i komunës paralele të Skenderajt nën pronësi të Trepçës – Lëshoheshin dokumente të falsifikuara

Objekti i komunës paralele serbe të Skenderajt në veri, sipas Policisë, ishte nën pronësi të Trepçës, dhe lëshonte dokumente ilegale të falsifikuara

Policia e Kosovës ka mbyllur një pjesë të komunës paralele të Skenderajt, e cila funksiononte në një objekt nën pronësi të Trepçës.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, gjatë kontrolleve të zhvilluara të mërkurën, janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje që vërtetojnë lëshimin e dokumenteve të falsifikuara.

“Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Zëvendëskomandanti i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Dukagjinin se gjatë verifikimeve u mësua për aktivitetet e komunës paralele në veri të vendit.

Edhe pse nuk ka pasur arrestime, Elshani ka theksuar se do të intervistohet përgjegjësi i zyrës të mbyllur.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika