“O’Brien erdhi për të insistuar që dialogu të vazhdohet”, Vllasi: Serbia nuk guxon ta sulmojë Kosovën

Juristi, Azem Vllasi i ftuar në emisionin “FIVE”

Juristi, Azem Vllasi i ftuar në emisionin “FIVE”, në një lidhje direkte ka komentuar vizitën e Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, James O’Brien.

Vllasi thotë se mesazhi kryesor që dha O’Brien është që Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet.

“Mesazhi kryesor ishte që Beogradi e Prishtina ta vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet veti e në këtë mënyrë kontribojnë në uljen e tensioneve që ndërkombëtaret të mos kenë problem me tensionet e vazhdueshme mes Kosovës e Serbisë”, tha Vllasi.

Vizitën e O’Brien, juristi po e quan insistim për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi e poashtu për ulje tensionesh.

“Në Prishtinë u pa që ka insistim që disa premtime të mëhershme duhet te realizohen, këtu sillet çështja e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por si duket O’Brien ka ardhur kryesisht për të insistuar që dialogu të vazhdohet, tensionet të ulen dhe procesi i normalizimit të marëdhënieve të vazhdohet”, shtoi Vllasi.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brengosen që mes dy vendeve mund të ketë ngritje tensionesh, por sipas Vllasit, Serbia nuk ka plan për ta sulmuar Kosovën.

“Serbia në asnjë mënyrë nuk guxon ta sulmojë Kosovën, as që e ka në plan, por për normalizim të marrëdhënieve është e nevojshme ulja e tensioneve dhe vazhdimi i dialogut”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika